Tafani në GJKKO: Për vrasjen e Çajup Selimit mora 25 mijë euro. Kur doli në lajme se ishte gjetur trupi i Fridman Xhaferraj…

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë dëshmi të plotë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka rrëfyer detaje mbi porositë për vrasje dhe pagesat që janë bërë për to nga anëtarë të bandës së Laert Haxhiut.

Sipas dëshmisë së tij, Tafani ka pranuar se ka marrë 25 mijë euro për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë. Ai ka treguar edhe mënyrën si u shpërndanë paratë dhe lidhjet me bashkëpunëtorët e tjerë të grupit.

Dëshmia e Artan Tafanit para GJKKO-së:

“Lekët për vrasjen në Tepelenë i mora. Pagesën do e bënte nga Greqia Mario Diamanti, i cili i dërgoi me autobus. Mua m’i dha lekët Lulzim Arapi,” – u shpreh Tafani. Ai shtoi: “Mora fillimisht 20 mijë euro. Nja 4 mijë të tjera i mora pas dy muajsh. Një pjesë i mora tek daja i Laertit, kurse pjesën tjetër ma dha Lulzim Arapi te TEG-u.”

Sipas dëshmisë së tij, një pjesë e parave u mbajt nga vetë Laert Haxhiu: “Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti. Unë ika, rrija në Sarandë gjatë verës. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi në telefon dhe më tha: ‘Hajde pak në Tepelenë’. Nuk doja të shkoja. Erdhi vetë në Sarandë me Laertin.”

Në dëshminë e tij, Tafani rrëfeu edhe se çfarë ndodhi më pas:

“Gjatë asaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika edhe unë. Kur u takova me Laertin, më përmendi që do vrisnim Rexhep Ginajn.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×