Një 56-vjeçare është proceduar nga Policia e Sarandës pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celularë dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje në fshatin Stjar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedura.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen P. G., 56 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 aparate celulare dhe një shumë parash në banesën e një shtetaseje në fshatin Stjar, Delvinë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedura.
()