Analisti Afrim Osmani, i ftuar në studion e News24, ka dhënë një analizë mbi situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 11 majit, duke vënë në pah dobësitë e opozitës në angazhimin me emigrantët dhe mungesën e platformave të qarta politike.
Osmani theksoi se opozita nuk ka ndërmarrë asnjë masë gjatë fushatës për të komunikuar me emigrantët shqiptarë dhe nuk e kupton psikologjinë e tyre.
Ai u shpreh i habitur se pse nuk pati një hapje më të madhe ndaj lidershipit të partisë, duke paralajmëruar se partia nuk mund të vazhdojë në këtë rrugë pa një strategji dhe platforma konkrete.
“Nuk mund të vazhdohet kështu, pasi opozita nuk ka programe, nuk ka strategji dhe nuk ka qasje politike. Para zgjedhjeve kërkova në çdo dalje publike programet, por më thoshin se do t’i nxjerrin më vonë,” tha Osmani.
Ai shtoi se opozita dhe pozita duhet t’i komunikojnë programet e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë për qytetarët, ndërsa tha se aktualisht po zhvillohet një luftë personale që po dëmton produktin parlamentar dhe nuk shërben për interesat e qytetarëve.