Të shtunën në “Arenën Kombëtare” është në program ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të shkojë për llogari të kualifikueseve të Botërorit.
11 vite pas sfidës së Beogradit, të dyja skuadrat përballen në Tiranë, me synimin e vetëm 3 pikët.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tregoi situatën e kuqezinjve, në një intervisë për Log. në News 24.
“Përgatitjet kanë filluar që nga data 27, ekipi është në gjendje të mirë, besoj se do të rikuperohen dhe do të jenë të gjithë në dispozicion.
Deri tani i kemi të gjithë në dispozicion, pastaj do të vendosë ai se kë do të hedhë nga minuta e parë. Rëndësi ka që të marrim një rezultat pozitiv.
Dy ekipet që luftojnë për vendin e dytë janë Shqipëria dhe Serbia. Kjo mund të konsiderohet një derbi sportiv. Përderisa luajmë në shtëpi, rezultati pozitiv janë 3 pikët”- tha ai.
(J.S/)