“Burimet shtetërore u përdorën për fitoren e PS”, Këlliçi: Po tentohet manipulimi i raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, komentoi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si, sipas tij dhe opozitës, është ndikuar procesi zgjedhor.

I ftuar në studion e News24, Këlliçi deklaroi se e gjithë administrata dhe asetet publike janë vënë në shërbim të Partisë Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhje. “Burimet shtetërore nuk shkojnë më në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të pushtetit,” u shpreh ai.

Këlliçi theksoi se në rezolutën që mbështet Partinë Demokratike është kërkuar organizimi i zgjedhjeve të reja të lira dhe të ndershme nën drejtimin e një qeverie teknike, si dhe zbatimi i plotë i rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Ai foli edhe për misionin faktmbledhës që Parlamenti Evropian pritet të dërgojë në Shqipëri, i cili sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit me gjetjet e tij.

“Ka përpjekje serioze për të ndikuar mbi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, për të zbutur ose ndryshuar konkluzionet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe përdorimin e resurseve shtetërore,” paralajmëroi Këlliçi, duke shtuar se raportet e këtyre institucioneve ndërkombëtare do të jenë vendimtare për qëndrimin e BE-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Shqipërisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×