Dashnor Sula thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD! Mos dëgjo ato që ke pranë se do të të marrin në qafë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një thirrje publike drejtuar liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit. Sula i kërkoi Berishës që të tërhiqet nga drejtimi politik dhe t’i hapë rrugë Partisë Demokratike për të rindërtuar veten dhe për të gjetur rrugën drejt pushtetit.

Ai kujtoi një moment historik të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si gabim lënien e drejtimit të partisë në duart e “Benjaminit”, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, që sipas Sulës, çoi në shkatërrimin e karrierës politike të Sokol Olldashit.

Ai mbylli deklaratën e tij me një mesazh personal për Berishën, duke i njohur kontributin historik por duke i kërkuar të heqë dorë nga drejtimi aktiv politik: “I ke dhënë gjithçka PD-së. Tani është koha të shijosh jetën me nipërit e mbesat dhe të lejosh që një brez i ri ta çojë përpara këtë forcë politike”.

Dashnor Sula: Unë ia kam bërë të qartë doktor Berishës edhe në mbledhje grupi, dhe i bëj thirrje nga foltorja e Kuvendit,: Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë, jepi drejtim , tërhiqu, kij besim tek demokratët, jo si atëherë kur ia besove Benjaminit tënd dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit.
Ki besim se demokratët janë të mençur dhe do të dinë të zgjedhin atë që do t’i çojë drejt pushtetit. I ke dhënë gjithçka PD por shijo me nipërit e mbesat dhe hapi rrugë PD-së.

Ta thash edhe më parë, mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë dhe zbato urdhrin e gjykatës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×