“Deri në moshën 2-vjeçare të miturit duhet të thonë të paktën 50 fjalë”/ Problematikat në të folur, mjeku logoped: Ja rastet kur duhet që fëmijët të dërgohen për konsultë

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar mjeku logoped Erges Eskiu, i cili foli në lidhje me problematikat me të cilat përballet fëmijët në të folur.

Mjeku u shpreh se fëmija ka nevojë për të paktën 30 minuta në ditë komunikim apo lojë me prindin, ndërsa theksoi se ka shumë rëndësi mënyra se si e trajtojmë fëmijën, duke mos i lënë të kuptojë se ka diçka që nuk shkon më të.

“Prezantimi i parë me logopedin është e mira që të prezantohet fëmija deri në moshën 18 muajsh.
Nëse prindi sheh që fëmija reagon ka reagim me gjuhën e trupit, ka 5 apo 10 fjalë është një gjendje normale dhe edhe mund të mos vijojë. Por për merak mund të bëjë një konsultë.
Për trajtimin e rasteve të tjera është pak e vështirë, prindi duhet të ndjekë këshillat dhe të tregohet i ftohtë, jo të shqetësohet përse nuk ecin.
Fëmija ka nevojë për të paktën 30 minuta në ditë komunikim me prindin apo lojë me to.
E rëndësishme që fëmija të mos ndjehen i paaftë apo të krijojë psikoza të tilla se nuk është i mirë mjaftueshëm në krahasim me fëmijët e tjerë. Ka merakun që prindi mbase nuk është krenar për të.
Çelësi është tek motivimi”, u shpreh ai.

Mjeku tha gjithashtu se është ulur mosha kur prindërit i dërgojnë fëmijët për konsulta, duke qenë se janë më të informuar, ndërsa ka renditur edhe rastet kur duhet të shqetësohemi dhe të kuptojmë që është e nevojshme një vizitë tek logopedi.

“Në përgjithësi mosha kur vijnë për konsulta është ulur pasi ka prindër që janë shumë të informuar. Vijnë 18-24 muajsh. Janë më të përgatitur prindërit që t’i vijnë në ndihmë fëmijës.
E mira është që të kapet në kohë dhe fëmija të mos ndjehet në siklet me fëmijët e tjerët apo të frenohet procesi akademik apo socializimi me të tjerët.
Fjalët e para mama, baba, dada, vijnë në moshën 1-vjeçare.
Nëse shohim që fëmija ka bashkëveprim, nuk shmang kontaktin me sy, do të dalë, atëherë ka një tolerancë dhe duket që nuk ka problem.
Ndërkohë bashkimi i dy fjalëve duhet të arrihet në moshën 2-vjeçare.
Terapia konsiston te loja. Fëmija nuk e kupton që po trajtohet apo që ka një problematikë. Vjen në klinikë dhe vjen për t’u argëtuar apo luajtur. Por në të njëjtën kohë edhe argëtohet.
2 vjeç nuk ka 50 fjalë, e mira është të bëjmë konsultë”, u shpreh ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×