Trajneri i përfaqësueses, Dragan Stojković ka folur për tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën franceze L’Équipe. Ai nuk heziton të flasë edhe për kritikat që ka marrë së fundmi, sa i takon listës për ndeshjen me Shqipërinë.
“Në rrjetet sociale, duan të të presin kokën menjëherë!
Dje isha mbret, dhe sot nuk di asgjë për futbollin. Kushdo mund të thotë çfarë të duash. Ata flasin për familjen tënde, orën që mban…”.
“Pas Kampionatit Evropian, propozova të largohesha nga drejtimi i përfaqësueses. Më thanë: jo, ne vazhdojmë”- tha Stojkovic.