Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Shqipërisë dërgohet në spital

Lajm i keq për kombëtaren, në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë.

Sipas Panorama sport, për shkak të temperaturës së lartë, sulmuesi kuqezi Rey Manaj është dërguar në spital.

Manaj prej ditësh ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa stërvitej i ndarë nga shokët e skuadrës.

Në këto kushte, një problem në horizont për trajnerin Sylvinho, para sfidës së rëndësishme së 7 qershorit ndaj serbëve.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×