E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit, u gjet në automjetin e parkuar në…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, më datë 5 qershor 2025, rreth orës 02:00, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij të parkuar në garazhdin e banesës, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×