Në studion e Log., këtë enjte u diskutua në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që do të luhet ditën e shtunë.
Gjatë bisedës, gazetari Lirim Zalla tregoi mbështetje të pakufinjtë ndaj kuqezinjve, teksa u shpreh se është kombëtarja më e mirë që e kemi patur ndonjëherë.
Zalla, pak më vonë, dha mendimin e tij edhe për lidhjen e sportit me politikën.
“Ekipi kombëtar është gjithmonë më i miri. Kam një lloj gjëje të përzier që më konkludon gjithmonë. Nuk jam vetëm unë, keni të drejtë.
Është kombëtarja më e mirë që e kemi patur ndonjëherë.
Arbitri i ndeshjes, Davide Massa – Nuk doja arbitër italian. Ky është mendimi im.
Përzierja e sportit me politikën- Sidomos në Ballkan, sporti është i varur nga politika. Në Ballkan, sporti është i lidhur me politikën. Sporti në vetvete është një politikë.
(J.S/)