Festa e Kurban Bajramit, Meta e Berisha urojnë besimtarët myslimanë: Kjo ditë t’ju gjejë me zemrën plot dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje!

Kreu i PD Sali Berisha dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia e burgut ku po vuan izolimin, kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Besimtarëve muslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”, është urimi i liderit të opozitës Sali Berisha.

 

Po ashtu dhe Meta uron përzemërsisht që ky Bajram t’i gjejë me zemrën plot dashuri, paqe, falje dhe mirënjohje!

“Qoftë sakrifica e kësaj feste një simbol i afërsisë me Zotin, i mëshirës për të tjerët dhe i përkushtimit ndaj së mirës”, shkruan Meta.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×