Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë për vitin 2025.

MEPJ i drejtohet me një mesazh mësuesve që duan të japin kontributin e tyre.

“A e ndien se gjuha jonë është më shumë se fjalë? Ajo është rrënjë, kujtim, identitet! Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

MEPJ thekson se afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025 dhe dokumentet do të dorëzohen me postë ose elektronikisht.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×