Kendall dhe Kylie Jenner “ngatërrojnë” rrjetin me maskat në fytyrë! A po rikthehet COVID?

Dy motrat e famshme, Kendall dhe Kylie Jenner, janë fotografuar së fundmi duke dalë nga një seancë palestër, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje sesa veshja sportive apo fiziku i tonifikuar, janë… maskat e fytyrës.

Pamja e tyre me maska në qershor të 2025-ës ka ngjallur reagime të menjëhershme në rrjet, duke ngritur pyetje dhe teori të shumta nga ndjekësit.

“Pse me maska?”, pyet një komentues.
“Maska? A dinë diçka që ne nuk e dime”, shton një tjetër.
“Eshte rikthyer Corona??”, shkruan dikush mes konfuzionit të përgjithshëm.

Ka edhe nga ata që mendojnë se maskat përdoren për arsye estetike:

“Fresh lip filler = mask 😂”, thuhet në komentin më të pëlqyer.

Nuk dihet nëse përdorimi i maskave nga motrat Jenner është për të fshehur ndonjë trajtim estetik të fundit, për të shmangur vëmendjen e paparacëve apo për arsye shëndetësore, por një gjë është e sigurt: interneti është çoroditur dhe pyetjet nuk po ndalen.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×