Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit.

Koalicioni PD-ASHM kishte kërkuar përsëritjen e procesit zgjedhor në tre qarqe: Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, duke pretenduar shkelje dhe parregullsi gjatë votimeve.

Megjithatë, KAS vendosi që kërkesa nuk kishte bazë për të ndryshuar rezultatin dhe rrëzoi kërkesën për rikthim në votime në këto zona.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×