“Kiss of the Spider Woman”! Publikohet traileri i filmit me protagoniste Jennifer Lopez

Traileri i filmit “Kiss of the Spider Woman” me protagoniste Jennifer Lopez është publikuar. Ylli 55-vjeçar luan rolin e një dive filmi në muzikalin e ri të Bill Condon, i cili bazohet në shfaqjen me të njëjtin emër nga Terence McNally, John Kanter dhe Fred Ebb.

Në film, Lopez luan Ingrid Luna, një yll filmi verbues i famshëm për rolin e saj si Gruaja Merimangë, e cila vret të dashuruarit e saj me një puthje. Filmi zhvillohet në vitin 1981, gjatë diktaturës në Argjentinë, dhe ndjek historinë e Luis (luajtur nga Tonatiuh), një parukier gej i cili po vuan dënimin me burg.

Për t’i shpëtuar tmerreve të përditshme të burgut, ai e imagjinon veten në filmat e Lunës. Kur i burgosuri politik marksist Valentin (Diego Luna) transferohet në qelinë e tij, të dy burrat zhvillojnë një lidhje të papritur përmes magjisë së muzikës dhe kinemasë.

Në trailer, Lopez interpreton këngën “Where You Are”, një nga këngët më të famshme të muzikalit. Në total, filmi përmban 13 numra muzikorë, të interpretuar nga Lopez, Tonatiuh dhe Diego Luna. Bill Condon,  regjisori i “Dreamgirls” , është duke shkruar dhe drejtuar filmin, ndërsa Barry Josephson, Tom Kirdahy dhe Greg Yolen janë producentë.

“Kiss of the Spider Woman” do të dalë në kinema nga Lionsgate më 10 tetor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×