Gjatë pasdites së sotme ka ndodhur një aksident në Burrel. Përplasja e mjeteve ka qenë e fortë, pasi janë plagosur katër vetë.
Dy prej të aksidentuarve janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendin të ngjarjes, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta.