Analisti Milaim Zeka shprehet se administrata e qeverisë amerikane dhe vetë presidenti i SHBA, Donald Trump është në kontakt me disa shqiptarë të cilët sipas tij kanë ndikim në DASH.
I ftuar në Log., në News24, Zeka tha se kjo qasje tregon se shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe Kosova do të kenë sërish mbështetjen e SHBA.
Mentor Kikia: A po ndryshon politika e jashtme amerikane në raport me interesat tona kombëtare? Se titulli i DASH është “America first”. Ata e kanë deklaruar, ju keni hallet tuaja ne kemi interesat tona. A mundet të kemi një tërheqje të asaj Amerikës që ishte roje gjithë natën, mos bëni këtë, as atë, hajdeni ju këtu, mos u zini, që ne të hamë kokat vetë?
Milaim Zeka: Më ke bërë një pyetje, po të përgjigjem për 5 sekonda. Nuk mundem të gënjej, s’e di përgjigjen, s’e di askush. S’jam fallxhor dhe nuk bëj analiza mbi bazën e percepsioneve. Nuk kam asnjë element faktik që të të përgjigjem se çfarë raporti ka sot SHBA në raport me Kosovën. Por di këtë, që Presidenti Trump është në kontakt direkt me disa shqiptarë dhe unë di që shqiptarët kanë shumë ndikim tek figurat e larta amerikane. Dhe kjo më bën me shpresë që do të vazhdojë mbështetja e shqiptarëve në Ballkan dhe e Kosovës.
()