Shqipëria kërkon fitoren ndaj Serbisë, në sfidën kualifikuese të Botërorit që zhvillon të shtunën. Për këtë ndeshje që do zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, dha opinionin e tij trajneri i njohur, Dritan Mehmeti, i cili ishte i ftuar në Sport News në News 24.
“Normalisht shorti asnjëherë nuk shmanget. Të gjithë mendonim që nuk do binte Serbia, por ja ku jemi. Nuk më pëlqente pasi ka trysni të madhe. Ne si popull e ndjejmë shumë si ndeshje. Ndoshta është dita jonë që të hyjmë në histori, të fitojmë. Na ka ardhur momenti, shpresoj që faktorët të kenë një emërues të përbashkët. Besoj se do jetë një ndeshje në të cilën gjithë bashkë do ia dalim”.