Shqipëri-Serbi nuk është vetëm një ndeshje futbolli, me këtë përballje që shpeshherë merr përmasa më të gjëra. Shumë vite pas kaosit të Beogradit, të dyja kombëtaret “përplasen” sërish, këtë herë në kualifikueset e Botërorit. Trajneri i njohur , Dritan Mehmeti, në Sport News në News 24 la të kuptohet që ekipi duhet të jetë gjakftohtë në fushë. Gjithashtu, Mehmeti shtoi se festa me shqiponjë nëse shënojmë, do ishte diçka normale.
“Provokimet- Kemi shpesh situata të tilla, duke patur parasysh se ku luajnë lojtarët tonë, besoj se do jenë të përgatitur në të gjitha aspektet, nuk duhet të biem pre e provokimeve. Ne duhet të udhëhiqemi nga logjika dhe jo nga dëshira.
Këtu është një punë e vështirë e Federatës dhe stafit, mos të kemi probleme si me Dakun. Kemi elementë të ndryshëm.
Gol dhe festë me shqiponjë? Përse jo! Ky është problemi. Ne nuk duhet të festojmë me shqiponjën, ndërsa një gjerman ose serb mund të festojë me një ideal të tyren”- tha Mehmeti.
(J.S/)