Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi posedonte doza kanabisi dhe kokaine në Vaun e Dejës dhe kishte si qëllim shitjen.
Blutë kanë sekuestruar sainë e lëndëve narkotike dhe automjetin në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. D., 40 vjeç, banues në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në fshatin Laç. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat ai i posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
()