Prodhim e trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal/ Operacioni i përbashkët i SPAK me Finlandën, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 9 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masën e sigurisë “arrest në burg” për nëntë persona të dyshuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafikim dhe shitje të narkotikëve, si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) më datë 3 qershor 2025. Objekt i kërkesës ishte verifikimi i kushteve për zbatimin e mëtejshëm të masës së sigurisë për shtetasit:

Besnik Spata,

Erind Agalliu (alias Teneqexhiu),

Altin Musta,

Kevin Qevani,

Toni Kota (alias Tavani),

Geraldo Seferaj,

Eltion Myftari,

Ledjon Hoxha,

Dorjan Luzaj.

Sipas SPAK, këta shtetas janë të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në bashkëpunim, përmes një strukture të mirëorganizuar kriminale. Ata akuzohen konkretisht për:

Prodhim dhe shitje të narkotikëve (neni 283 i Kodit Penal),

Trafikim i narkotikëve (neni 283/a),

Krijim dhe drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a),

Kryerje veprash penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal (neni 334, pika 1).

Provat e paraqitura nga Prokuroria, sipas vendimit gjyqësor, justifikojnë vijimin e mbajtjes në paraburgim të të dyshuarve, për të siguruar zhvillimin normal të hetimeve dhe për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi to apo rrezikun e arratisjes.

Gjykata urdhëroi SPAK-un për ekzekutimin e vendimit. Publikimi i vendimit ndalohet, në përputhje me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale. Kundër këtij vendimi lejohet ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×