Seanca në GJKKO për Bardh Spahinë, dëshmon kallëzuesi: S’më kanë lejuar të hyj në institucion, janë shkelur tre vendime gjykate për shkarkimin tim!

Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin penal ndaj Bardh Spahisë, ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Molla, njëherazi kallëzuesi i çështjes, deklaroi se largimi i tij nga detyra ka ndodhur në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të tre vendimeve gjyqësore.

Në dëshminë e tij, Molla tha se në maj 2022 ishte njoftuar me një urdhër largimi të ardhur me postë dhe se nuk ishte ftuar kurrë në asnjë mbledhje të asamblesë për vendimin e shkarkimit. Ai theksoi se gjykatat nuk e njohën asnjërin prej vendimeve të Spahisë për ta larguar nga detyra.

Sipas Mollës, pas urdhrit të tretë të largimit, një përfaqësues i Bashkisë i kërkoi të lironte zyrën, por ai refuzoi pa një vendim gjyqësor. Ai shtoi se ndërtesa e ujësjellësit u rrethua nga policia dhe se zyra e tij u thye nga një komision, i cili ishte miratuar një ditë pas thyerjes.

Molla deklaroi gjithashtu se nga 320 punonjës, Spahia kishte urdhëruar që vetëm 62 persona të kishin akses në institucion.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×