“Serbia vjen për të fituar, ka trysni më shumë se ne”, aktori Alfred Trebicka në Log: Shqipëria ka tashmë mentalitetin e duhur për të kaluar rivalë të fortë

Aktori Alfred Trebicka, i ftuar në emisionin Log. në News24, ku temë ishte ndeshja Shqipëri-Serbi, u shpreh se është normale të merren masa sigurie të shtuara, por uron që kjo mos ndikojë te kuqezinjtë në fushën e lojës, ashtu siç ndodhi ndoshta 10 vite më parë.

Sa i takon sfidës, Trebicka mendon se ata janë më të ngarkuar, pasi duke qenë ekip më i fortë në letër, dhe duke para situatën mes dy vendeve, janë më të trysnuar në fushë.

“Për specifikën që ka kjo sfidë, prej marrëdhënieve jo të mira, nga meraku që mund të ndodhi e njëjta gjë si në Beograd, e bënë këtë ndeshje që të ketë tension te të gjithë, madje edhe ne që nuk jemi të përfshirë direkt.

Është normale të merren masa sigurie, që duken paksa të ekzagjeruara. Por duke parë tensionin, faji bie mbi ne, ndaj në një farë mënyre është e justifikueshme. Uroj që këto tensione e masa mos të ndikojë te djemtë në fushë, ashtu siç ndoshta ndodhi në Elbasan 10 vite më parë.

Sa i takon ndeshjes, nga të Serbisë, njoh vetëm këta që luajnë në Serie A, bie fjala Vlahovic. Normale që ata vijnë për të fituar, por mos harrojmë ne jo vetëm këtu që duam suksesin, por edhe atje, kemi mentalitetin e duhur. Mendoj se ata janë më të ngarkuar se ne, sepse përveç anës sportive, kanë edhe atë politike.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×