Avokati Envi Hicka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, i ftuar në emisionin Log. në Neës24, pohoi se edhe UEFA e ka në monitorim të madh sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë, nisur kjo edhe nga precedenti i 11 viteve më parë.
Hicka pohoi në studio se UEFA ka dërguar 2 oficerë sigurie, kur normalisht dërgohet vetëm një i tillë, ose ka raste dhe asnjë. Çështjet politike mbeten në fokus sipas Hickës, ku edhe nja fjalë e vetme mund të të dënojë ose një pankartë.
“Nuk e kam qejf shtimin e tensioneve apo emocioneve, preferoj një ndeshje të qetë. Por që është ndeshje e rëndësishme nga ana e masave të marra, këtë nuk mund ta mohoj.
Në këtë ndeshje vijnë dy oficerë sigurie, kur një pjesë e ndeshjeve kanë 1 ose asnjë. Vetëm nga ky fakt, duhet parë se sa me seriozitet e ka marrë UEFA. Ka njerëz që duan të inskenojnë dhe përdorin pikërisht këtë ndeshje. Nesër do të bëhet një mbledhje që ka për qëllim pikërisht sigurinë. Guardiola është dënuar sepse në bluzë kishte shkuar diçka, që organizatorët e quajtën politike. Prandaj nuk duhet të ketë fare politikë.
()