Van Hunt i propozon martesë Halle Berry pas 5 vitesh lidhje: Përgjigja e saj surprizuese

Unaza është në duart e Halle Berry!

I dashuri i 58-vjeçares fituese të çmimit Oscar, Van Hunt, me të cilin është në lidhje prej pesë vitesh, zbuloi për Today.com se ai tashmë i ka bërë propozimin për martesë.

“E bëra propozimin dhe është ende në pritje, siç mund ta shihni,” i tha ai faqes pasi pati intervistën e tij të parë të përbashkët me Berry në episodin e 4 qershorit të Today with Jenna & Friends.

Sa i përket arsyes pse Berry nuk ka thënë ende po, ajo vuri në dukje se të dyja martesat e tyre të kaluara e kanë ndikuar atë.

«Epo, unë kam qenë e martuar tri herë. Van është martuar një herë, kështu që jo, nuk ndiejmë se duhet të martohemi për të vërtetuar dashurinë tonë në asnjë mënyrë. Nuk e bëjmë», tha Berry.

Berry ka qene e martuar më parë me Olivier Martinez përpara se të dy të ndaheshin në vitin 2015. Përpara lidhjes së saj me Martinez, ajo ishte e martuar me ish-lojtarin e MLB David Justice dhe këngëtarin/aktorin Eric Benét.

Megjithatë, pavarësisht hezitimit të saj aktual, Berry planifikon që një ditë të martohet me Hunt.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×