Rey Manaj përfundoi në spital pas temperaturës së lartë që po kalonte. Sulmuesi i Kombëtares prej dy ditësh i mungonte pjesës tjetër të grupit, por në stërvitjen e sotme të pasdites, ai është rikthyer me grupin.
Nuk dihet ende kondicioni i tij, por padyshim ky është një lajm i mirë për Silvinhon dhe stafin e tij, të paktën edhe si alternativë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.
VIDEO NGA LSA
28-vjeçari vjen te kuqezinjtë pas një tjetër sezoni pozitiv në aspektin individual me Sivasor. Manaj shënoi 12 gola dhe asistoi 5 të tjerë në kampionat, ndërsa mori minuta në 27 ndeshje.
()