Policia e Bulqizës ka dhënë informacion pas gjetjes së një drejtuesi automjeti, të rrëzuar bashkë me mjetin në zallin e Bulqizës, në rrethrrotullimin e Shupenzës.
Sipas policisë, mbrëmjen e së premtes rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thotë policia.
Më herët, gazetari i News24, Enver Doçi, raportoi për për gjetjen e personit me shenja jete, nga fëmijët që po laheshin në lumë të cilët lajmëruan më pas banorët e zonës.
Bulqizë/informacion paraprak
Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.
35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.