Restaurimi i burgut të Spaçit, aktivistja Sidorela Vatnikaj: Boja e bardhë dhe suvatimi e dhunon godinën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj e ftuar në studion e “Opinion” në News24, e ka krahasuar suvatimin dhe lyerjen me bojë të bardhë të mureve të burgut të Spaçit, si akt dhunimi i një varreze.

Vatnikaj tha se videot tregojnë qartë si ka qenë dhe si është sot kjo godinë e cila po i nënshtrohet restaurimit nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore.

“Pashë që aty po ndërtohej pa asnjë lloj dhembshurie e kujdesi, po suvatoheshin muret e një pjese të godinave. Kjo na shqetësoi në momentin e parë.

Video tregoi si ishin para ndërhyrjes dhe si po bëhen. Është e dukshme nuk ka nevojë të jesh as ekspert që ai vetëm restaurim dhe ruajtje e objektit nuk është”, tha Vatnikaj.

Sidorela Vatnikaj: Edhe mua ma vrau syrin, suvatimi i një ndërtese të tillë, le më bojatisja me bojë të bardhë.  Për të parë çfarë po ndodhte, kemi shkuar në Spaç dhe aty mu duk sikur ishte akti i dhunimit të një varreze.

Pra pashë që aty po ndërtohej pa asnjë lloj dhembshurie e kujdesi, po suvatoheshin muret e një pjese të godinave. Kjo na shqetësoi në momentin e parë.

Video tregoi si ishin para ndërhyrjes dhe si po bëhen. Është e dukshme nuk ka nevojë të jesh as ekspert që ai vetëm restaurim dhe ruajtje e objektit nuk është. Pasi tenderi i hapur nga Instituti i Trashëgimisë kulturore është për restaurimiun e objektit. Nuk e di çfarë i ruan boja e bardhë kësaj godine, por në gjykimin tim e dhunon atë cfarë godina ka qenë dhe cfarë është sot dhe për cfarë duhet të jetë. Ky ka qenë shqetësimi ynë i parë.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×