463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e sotëm kroçerën turistike “MV Deutschland”, me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve janë shtetas gjermanë. Anija turistike po zhvillon një itinerar nëpër Mesdhe dhe ndalesa në portin më të madh detar të vendit është pjesë e turit të saj turistiko- kulturor.

Gjatë qëndrimit njëditor në Shqipëri, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga atraksionet historike dhe arkeologjike më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe qendrën muzeale të Beratit, të mbrojtura nga UNESCO.

Kroçera ka mbërritur në Durrës pas një lundrimi nga Porti i Vathit në Greqi dhe do të vijojë më tej itinerarin e saj drejt Kotorrit, në Malin e Zi.

Lëvizjet e tilla janë tregues i interesit në rritje të linjave turistike për Shqipërinë si destinacion mesdhetar, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në vend.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×