Dështimi i seancës së 28 të votimit për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi, Qemal Minxhozi: Kurti duhet të gjejë emër tjetër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzuan të votojnë dhe këtë të shtunë kandidaturën e Vetëvendosjes Albulena Hxhiu si kryetare e Kuvendit, duke shënuar dështimin e 28 me radhë. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh gjatë intervistës në “Kjo Javë”, se Vetëvendosja duhet të gjejë një emër tjetër me qëllim gjetjen e konsensusit.

“Nuk kam asgjë me figurën e Haxhiut, por duhet të jetë figurë tjetër. Çelësi i daljes nga kriza, pa iu drejtuar gjykatës është dhënia e një emri tjetër nga Vetëvendosja që partitë politike ta votojnë”, tha Minxhozi.

Sipas tij, kriza në Kosovë do të jetë shumë e dëmshme për vendin, pasi ka 4 muaj me një qeveri në detyrë, me një sherrnajë të madhe dhe pa prespektivë.

I pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, se nëse do t’i fitonte zgjedhjet në Kosovë sërish Vetëvendosja, Minxhozi tha se situata e partive politike do të ishte po e njëjtë si zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo tregon sipas tij, se nuk ka një opinion që i përkrah pasi dhe njerëzit u lodhën.

“Nuk do të ketë asnjë parti politike me ndonjë kapërcim votash, që tregon muskujt ndaj një partie tjetër. Është njësoj si një lojë futbolli me top të shfryrë që nuk mund të bëjë gola asnjë ekip”, tha Minxhozi.

Qemal Minxhozi: Mendoj se Kushtetuesja do t’i kërkojë palëve politike të ulen e të gjejnë zgjidhje. Javën e ardhshme presidentja do të shpallë datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Deri në mesin e nëntorit nuk ka vendime të tjera, pra të kryhen zgjedhje të përgjithshme.

Takimi i presidentes me partitë politike u hodh ideja për bashkimin e zgjedhjeve bashkë. Por kjo nuk mund të ndodhë pa konstituimin e kuvendit.

Nëse ajo shpall datën e  zgjedhjeve javën tjetër, nuk i rikthehesh më procesit.

A do të ishte më mirë që VV të zgjedhë emër tjetër?

Qemal Minxhozi: Duhet të jetë figurë tjetër, skam asgjë me këtë kandidaturë, por celësi i daljes nga kriza, pa iu drjetuar gjykatës është dhënia e një emri tjetër që partitë politike ta votojnë.

Zgjidhja më e mirë do të ishte kjo. Kosova do të përballet në një të ardhme të afërt me zgjedhjen e presidentit pranverën e ardhshme. Nëse dy partitë e mëdha nuk bëhen bashkë, do të krijohet një tjetër ngërc. Nëse do të zgjidhej nga populli do të shmangej kjo.

Faktori serb nuk është determinant, është jashtë loje, Lista SPRSKA. Pakicat bëhen faktor i rëndësishëm pa qenë të rëndësishëm.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×