Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin turk Hasan Dembiras, 26 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Kosovë, si autor që ka goditur 54 vjeçarin Adriatik Mollanji mbrëmjen e djeshme në një konflikt të dhunshëm.

Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për parkimin, kur një grup shtetasish turq, u konfliktuan me 54-vjeçarin Adriatik Mollanji. Gjatë konfliktit, Mollanji është shtyrë dhe është rrëzuar në tokë duke u dëmtuaf në pjesën e pasme të kokës. Ai mori mjekimin në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi grupin e të rinjve turq në Komisariat ku pas hetimeve, arrestoi njerin prej tyre.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×