
Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë gjatë kohës që ai ndodhej brenda formatit. Megjithëse gjatë eksperiencës në fermë ai kishte folur me dashuri dhe siguri për partneren, realiteti jashtë i rezervonte një surprizë të hidhur. I ftuar në një emision televiziv këngëtari tregoi se lajmin e ndarjes e mësoi sapo doli nga reality show dhe e përjetoi si një tronditje:
“Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin…” – u shpreh ai. Ron theksoi se nuk e sheh vetë pjesëmarrjen në “Ferma VIP” si shkakun e vetëm për ndarjen, duke pranuar se raporti kishte çarje edhe më herët:
“Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati arsyeja… kanë qenë disa gjëra që kanë ndodhur më parë.”