EMRI/ U kap me pije alkoolike kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari, e pësojnë edhe 3 punonjësit e doganës

Policia e Korçës ka goditur një rast tjetër të kontrabandës me mallra që i nënshtrohen akcizës, duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Drinks”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Gjatë operacionit të zhvilluar në aksin rrugor “Kapshticë – Bilisht”, forcat e policisë ndaluan një automjet që po transportonte pije alkoolike të futura kontrabandë nga Greqia. Në pranga u vu shtetasi Andon Llazar, 53 vjeç, banues në Korçë, i cili akuzohet për veprat penale:

“Kontrabanda me mallra të tjera”

“Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”

Gjatë kontrollit në mjetin e tij, u gjet një sasi pijesh alkoolike për të cilat nuk ishin kryer procedurat e zhdoganimit, duke shkelur kështu legjislacionin doganor shqiptar.

Në vijim të hetimeve, u referuan materialet në Prokurori edhe për tre punonjës të Degës Doganore Kapshticë, konkretisht për shtetasit:

K. P., 45 vjeç

A. G., 61 vjeç

R. M., 40 vjeç

Të tre dyshohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kanë kryer verifikimet dhe procedurat përkatëse të zhdoganimit të mallrave, duke lejuar kalimin e paligjshëm të tyre në territorin shqiptar.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe pijet alkoolike kontrabandë, ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia thekson se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim goditjen e krimeve ekonomike dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×