George Clooney pendohet për ngjyrën e flokëve: “Jam gati të rruaj kokën”

George Clooney ka bërë prej kohësh nga flokët gri një prej simboleve të tij më dalluese. Që në moshën 25-vjeçare, ai i ka mbajtur me krenari në stilin “salt and pepper”, duke u kthyer në një ikonë bukurie për meshkujt e pjekur.

Por për nevojat e shfaqjes teatrore “Good Night, and Good Luck”, aktori u shfaq me një pamje krejt tjetër: me flokë ngjyrë kafe të errët, thuajse të zinj. Kanë kaluar gati tre muaj nga ky ndryshim, por duket se vetë Clooney nuk është aspak i lumtur me zgjedhjen e re.

Në një intervistë të fundit, ai ka pranuar se po e ka të vështirë ta pranojë pamjen e re dhe ka shkuar deri aty sa të deklarojë se është i gatshëm të rruajë kokën, nëse kjo është e vetmja mënyrë për të “shpëtuar” nga ky eksperiment.

Një gjë është e sigurt: edhe kur ndryshon, George mbetet talk of the town.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×