Gjimshiti: Keqardhje, mund të shkonte ndryshe, vazhdojmë rrugën tonë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti tregoi këndvështrimin e tij pas barazimit pa gola ndaj Serbisë.

“Barazimi është keqardhje duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose 3-0 sot. Jam shumë i lumtur për çunat në fushë dhe për ata në tribuna, kështu ke kënaqësi për të vazhduar gjithmonë përpara.

Të gjithë çunat kanë dhënë shpirtin në fushë. Është ekipi gjithmonë i pari, nëse ai ecën mirë do ecësh edhe individualisht. Sigurisht që edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, por duhet të respektosh taktikën që vendoset. Ne kemi lojtarë me cilësi në sulm, 1 kundër 1 ata ishin të rrezikshëm.

I thashë Brojës ta bënte shumë herë dhe ia doli kundër Pavlovicin. E kuptoj tensionin e kësaj ndeshjeje”- tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×