
Aktori Laert Vasili ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e tij personale dhe shpirtërore pas daljes nga “Big Brother VIP”.
I pyetur për lidhje të mundshme, Vasili pranoi se ndodhet në një njohje me një vajzë që i përket botës së famës. Ai zbuloi se kanë dalë disa herë bashkë dhe se ajo është një person i njohur në showbiz, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për Valbona Mhillin, me të cilën pati një flirt gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga Bigu, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë ‘pse s’më ndodhi në 31 vjeç’? Pashë atë që tha Ledioni ‘është beqari më i kërkuar’. Instagrami është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar.
Vajzën që po njoh, nuk e kam njohur prej rrjeteve sociale, është dikush më ka tërhequr vëmendjen dhe kam dalë disa herë. Vajza nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”, u shpreh Vasili.