
Miley Cyrus ka folur hapur për një periudhë të errët të jetës së saj, kur shpenzimet për drogë i fshihte nga kontabilistja duke i maskuar si… “rroba vintage”.
Në një episod të fundit të podcast-it Every Single Album nga “The Ringer”, këngëtarja 32-vjeçare bëri një retrospektivë të gjendjes së saj mendore në secilin album, veçanërisht tek ai i vitit 2015, Miley Cyrus & Her Dead Petz.
“Shpenzimi më i madh ishin drogat, por për t’i fshehur nga kontabilistja ime, i quanim rroba vintage,” tha Miley me ironi.
Ajo shtoi se kontabilistja i kërkonte llogari për “blerejet” e shtrenjta: “Më thoshte: ‘Ku është ajo bluzë origjinale e John Lennon prej 15 mijë dollarësh?’ dhe unë i thosha: ‘Është lart, po e ruaj se është delikate’.”
Cyrus pranoi se ka kaluar shumë që prej asaj kohe dhe ndjehet mirënjohëse për rrugëtimin e saj: “Isha në një vend krejt tjetër në atë periudhë dhe e shoh tani me sy tjetër,” tha ajo.