Ish-të përndjekurit politikë, disa prej tyre kanë kaluar vitet e dënimit në burgun e Spaçit, kanë kundërshtuar ndërhyrjet që po bëhen aty, ku kanë nisur suvatimi dhe lyerja e mureve.
Gazetarja e News24, Fatmira Nikolli, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se këto ndërhyrje nuk janë në përputhje me planin e menaxhimit të burgut.
Sipas saj, edhe reagimi i ministrisë përkatëse rreket të tregojë sikur po bëhet restaurim, por fakti është tjetër gjë.
“Vetë Visar Zhiti ka thënë se nuk duhet ta zbukurojmë ferrin. Filmi që do të zhvillohet aty, mund të tregojë historinë e Spaçit por s’mund ti shndërrojmë objektet kulturore për hir të xhirimeve të filmave.
Reagimi i ministrisë është një përpjekje për të treguar se plani është miratuar por shoh kundërshti mes planit, reagimit. Unë pres reagim nga ministri i Kulturës jo një person politik, sepse akuzat dhe debati nuk kanë qenë politike, kanë qenë ish-të dënuarit”, tha gazetarja Nikolla.
Fatmira Nikolli: Spaçi është burgu famëkeq ku një pjesë e intelektualëve shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit kanë vuajtur dënimet e tyre politike për shkak se ishin kundër sistemit.
Është një burg ku kanë qenë figura të njohura të artit e kulturës dhe ku njerëzit ishin të detyruar të punonin, punë pothuajse e papaguar. Shumë prej tyre kanë vdekur dhe eshtrat kanë ngelur në zonat e atij burgu dhe nuk janë gjetur kurrë për t’iu rikthyer familjes.
Në kuadër të rëndësisë që ka ky burg, ka nisur vitin e kaluar një plan menaxhimi.
Në javën e fundit ka patur ndërhyrje, është marrë një leje që daton më 6 dhjetor 2024 ku shkruhet: konservim.
Por nga imazhet që shohim, godina ku ka qenë vendrojet janë suvatuar.
Ky është ndryshimi mes restaurimit të rikonstruksionit. Në pikën që kemi suvatim, kjo nuk është më restaurim, pasi nuk ruhet origjinaliteti.
Ndërhyrja në burgun e Spaçit është pritur shumë keq jo vetëm nga ish-të dënuarit politikë, por edhe nga organizata, shoqata apo individë, sepse çdo ndërhyrje e bërë në këtë formë cilësohet si cënim i asaj që është autentike në Spaç.
Ndërhyrja që po bëhet tani është në kundërshtim me vetë planin e menaxhimit që është miratuar. Edhe reagimi i ministrisë përkatëse rreket të na tregojë sikur po bëhet restaurim, por fakti është tjetër gjë.
Vetë Visar Zhiti ka thënë se nuk duhet ta zbukurojmë ferrin. Filmi që do të zhvillohet aty, mund të tregojë historinë e Spaçit por s’mund ti shndërrojmë objektet kulturore për hir të xhirimeve të filmave. Reagimi i ministrisë është një përpjekje për të treguar se plani është miratuar por shoh kundërshti mes planit, reagimit. Unë pres reagim nga ministri i Kulturës jo një person politik, sepse akuzat dhe debati nuk kanë qenë politike, kanë qenë ish-të dënuarit.
()