
Nënna është konkurrentja e radhës që u largua nga spektakli “Ferma VIP”, pas një vendimi personal për të mos marrë pjesë në një sfidë fizike. Për herë të parë në këtë edicion, një konkurrente kishte mundësinë të delegonte sfidën, dhe Nënna zgjodhi që në vend të saj të përballej Andueli.
E ftuar në emisionin “Ferma Club”, Nënna sqaroi arsyet që e shtynë të zgjedhë pikërisht Anduelin, edhe pse në të kaluarën kanë pasur debate mes tyre.
“Ylli nuk ta fal lojën. Pavarësisht debateve, kemi pasur edhe muhabetet të mira. Mendoj që është njeri i mirë dhe historia e tij më ka prekur”, tha ajo.
Në lidhje me vijimin e garës, ish-fermerja shprehu dëshirën që fituesja e “Ferma VIP 2” të jetë një grua, duke veçuar Elinarën si më të merituarën.
Sa i takon projekteve pas largimit nga reality show, Nënna njoftoi se do të fokusohet tek muzika:
“Kam plan të vazhdoj me muzikën. Do shijoj verën dhe pastaj çfarë të vijë nga Zoti, mirë se të vijë,” përfundoi ajo.