Nga Zabërgja te Vojvoda, ja çfarë thanë “Dardanët” pas fitores kundër Armenisë

Sulmuesi i Dinamos në Kategorinë Superiore, Baton Zabërgja, debutoi me sukses për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë. Zabërgja fitoi penalltinë te goli i barazimit për 2-2, të cilin e realizoi Mërgim Vojvoda nga pika e bardhë.

24-vjeçari Zabërgja ka deklaruar pas ndeshjes se është ndjenjë e jashtëzakonshme që ta përfaqësosh Kosovën.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme për çdo futbollist që ta përfaqësosh Kosovën. Trajneri më uroi për ndeshjen e mirë, më tha se me pak qetësi do të shënoje dy apo tri gola në këtë ndeshje”, ka thënë ai.

Lindon Emërllahu realizoi gol të bukur në fitoren 5-2 të Kosovës ndaj Armenisë. Për Emërllahun ky ishte goli i parë i realizuar me fanellën e Kosovës. Pas ndeshjes, Emërllahu tha se golin ia dedikon familjes dhe bashkëlojtarëve.

“Jam shumë i lumtur për këtë gol, që ia dedikoj familjes sime, që më ka mbështetur gjithmonë. Po ashtu, golin ia dedikoj edhe bashkëlojtarëve, pasi kemi formuar një grup mjaftë të mirë me lojtarë, të cilët luajnë në Evropë po ashtu edhe ne lojtarët e rinj”, u shpreh ai.

Në fitoren ndaj Armenisë me gol kontribuoi edhe mbrojtësi i krahut, Mërgim Vojvoda. Pas ndeshjes, kapiteni deklaroi se Kosova ka shumë nevojë për tifozët.

“Jemi shumë krenarë që e përfaqësojmë Kosovën. Kemi shumë nevojë për të gjithë tifozët, për të gjithë ‘Dardanët’. Shpresojmë që të bëjmë diçka të madhe, të kualifikohemi në një kompeticion europian dhe ai është qëllimi ynë”, u shpreh Vojvoda.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×