“Nuk e prisja atë rezultat në 11 maj”, Edi Paloka: As mazhoranca nuk është e kënaqur, donte 94 deputetë të ndryshojnë Kushtetutën

Deputeti i PD i dalë nga lista e mbyllur e qarkut të Tiranës, Edi Paloka, gjatë një interviste në emisionin  “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa deklaroi se nuk e priste rezultatin që mori opozita më 11 maj. Sipas tij, ndikim në rezultatin e dobët patën dhe partitë e vogla, që hynë në lojë duke marrë votat e opozitës.

Por, nga ana tjetër, Paloka komentoi dhe rezultatin e thellë që mori PS duke rrëmbyer 83 mandate.

“Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.

Pse Rama është i sigurt kur bënte ato llogaritje? Sepse është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime”, tha Paloka.

Edi Paloka: Rama është i mërzitur dhe me këtë rezultat. Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.

Nuk e prisja që do të dilte ky rezultat. Shumë gjëra ishte parashikuar dhe të thëna. Partitë e vogla  e kam thënë se kanë hyrë në lojë që të marrin votat e opozitës.

Pse Rama është i sigurt kur bënë ato llogaritje, se është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime.

Në një pjesë të zonës tek shinat e trenit, janë planifikuar të prishen disa banesa. Banorët më kërkuan të takoheshim dhe i thashë që ju keni detyrim të na votoni ne sepse këta do ju prishin shtëpitë. Dhe përsëri ata votuan ata që do ju prishin shtëpinë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×