Pas muzikës, Olly Alexander nis kapitullin e ri në teatër

Pas ndarjes nga kontrata diskografike, Olly Alexander i kthehet aktrimit me një rol në komedinë klasike të Oscar Wilde, “The Importance of Being Earnest”. Shfaqja do të ngjitet në skenë në Noël Coward Theatre në Londër këtë shtator, ku ai do të luajë rolin e Algernonit, më parë interpretuar nga Ncuti Gatwa.

Pas suksesit të serialit “It’s A Sin” (2021), ky është rikthimi i parë i Ollyt në teatër. “Dua të ngadalësoj ritmin dhe të fokusohem te aktrimi,” tha ai për BBC. Megjithëse albumi i tij i fundit nuk pati suksesin e pritshëm, Alexander thekson se nuk po largohet përgjithmonë nga muzika.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×