“Serbët e dijnë se mund t’i sfidojmë në sport”, një legjendë si Cana: I kemi mundësitë për të fituar, të tregojmë veten

Shqipëria pret në Tiranë sonte kombëtaren e Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, në një lidhje me News 24, u shpreh optimist për marrjen e një rezultati pozitiv, ndërsa pranoi faktin se është sfidë emocionuese.

“Malli më merr gjithmonë. Këto ndjenja që të jep para ndeshjes së kombëtares, është diçka e veçantë dhe nuk e gjen asnjëherë, në asnjë moment të jetës.

Ndeshje normale në aspektin teknik. Një stadium i jashtëzakonshëm i mbushur me tifozë. Më mirë do ishte sikur të ishin tifozët kuqezi. Aspekti që ka bëjë me faktorin serb dhe atë shqiptar, përderisa nuk kemi gjetur diçka të përbashkët, dihet që raporti do jetë i veçantë. Ky kundërshtar nuk do jetë vetëm dinjitoz, por edhe një kundërshtar i mirë.

Trajnerin serb e njohim mirë, është një nga ata që kanë luajtur për Olimpikun e Marsejës. Ai i njeh mirë shqiptarët. Edhe ushtrinë e ka bërë në Kosovë.

Ato gjëra që kanë ndodhur tani kanë kaluar, tani gjithçka mbetet në rangun e një beteje. Nuk i druhem ndonjë incidenti, sidomos në vendin tonë. Edhe ata kanë mësuar nga gabimet e tyre. Serbët janë të vetëdijshëm se shqiptarët mund t’i sfidojnë në sport. Mund të fitojmë, kemi mundësinë” – tha Cana.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×