Gjykata ka caktuar masën arrest në burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas, krim i ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit më 20 Maj.
Tri ditë më para policia vendosi në pranga 36-vjeçari Erion Ndoni, banues në fshatin Shkallnur dhe 35-vjeçari Klodian Berishën, banues në Durrws, të cilët akuzohet se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, si edhe një makinë tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.
Gjithashtu policia shpallur në kërkim 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Tre të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kontrabanduar në Shqipëri 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Ermir Dedjas.
Vendimi i Gjykatës:
- Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.
- Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.