“Të fortë si në Beograd”, Ervin Bulku tregon zgjedhjet e Silvinjos për Serbinë: Sot është më e rëndësishme të fitosh se çdo gjë tjetër

Zëvendëstrajenri i Shqipërisë, Ervin Bulku, ka folur para ndeshjes për zgjedhjet që ka bërë trajneri Silvinjo me formacionin ndaj Serbisë, si dhe pritshmërinë që ka rreth saj.

“Çfarë presim? Atë që presin të gjithë shqiptarët, një fitore.

Edhe ju i njihni shumë mirë lojtarët. Mendojmë të kemi ekuilibër, por edhe lojtarë që dinë të shënojnë. Kushdo në fushë sot do të bënte maksimumin për të fituar ndeshjen.

Një trajner kur vendos, ka shumë komponentë që ai mendon për të zgjedhur kush është më i mirë për të fituar ndeshjen

E rëndësishme është që të fitojmë këtë ndeshje, kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër sot.

Duhet të bëjmë gjithçka siç e kemi përgatitur, djemtë të japin maksimumin dhe pastaj t’ia lëmë fushës gjithçka.

Mendoj që nuk është e njëjta atmosferë me 10 vite më parë. Ne kemi një atmosferë të mrekullueshme këtu, paqësore, djemtë që kërkojë të fitojmë ndeshjen asgjë më shumë. Jemi shumë të fortë, siç kemi qenë në Beograd”, tha Bulku para ndeshjes.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×