Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë

Besmir Limani, tifozi unik i Kombëtares që në çdo ndeshje shkon me fytyrën e pikturuar me flamurin kuqezi, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi vizitoi mesditen e kësaj së shtune të 7 qershorit, qytetin e Vlorës.

Në mënyrë simbolike, Limani është ndalur në shtëpinë e pavarësisë. Që prej moshës 4 vjeçare Besmir Limani ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe prindërit u vendosën në Zvicër.

Momente te vecanta dhe shume emocionuese, si dhe krenar që jemi shqiptar. Prej 52 ndeshjes ai ndjek Kombëtaren Shqiptare. Tifozi me origjinë nga Struga, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur tashmë me pasaportë të Shqipërisë.

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë ka shumë vite që zë vend në çdo medium shqiptar, por edhe botëror. Imazhet e tifozit shqiptar në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë që ai të jetë shumë i përfolur. Pas Vlorës u nis menjëherë drejt Tiranës për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.

873d43ca 5be8 4340 Bc01 17470f8ddec7
873d43ca 5be8 4340 Bc01 17470f8ddec7


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×