VIDEO/ Këngë dhe kërcim, tifozët e kombëtares “e djegin” në kryeqytet para ndeshjes ndaj Serbisë

Teksa na ndajnë disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, tifozët e kuqezinjve kanë “vërshuar” rrugëve të kryeqytetit.

Siç shihet në video, nuk mungojnë këngët dhe kërcimi, ndërsa atmosfera duket më e “zjarrtë” si asnjëherë me parë.

Edhe pse jo të gjithë tifozët do jenë në stadium, përkrahësit e kombëtares do të mbështesin skuadrën në ambiente të ndryshme.

 

 

Siç duket, kudo nëpër rrugët e Tiranës mbizotërojnë simbolet kuqezi. Shqipëri-Serbi do të luhet në orën 20.45.

 

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×