VIDEO/ Shqipëri me zemër! Kuqezinjtë barazojnë ndaj Serbisë, Manaj bën “djallin” me penallti të humbur

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.  Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë.

 

Broja vendosi në vështirësi kundërshtarët teksa mori krahun, por e pengojnë, me aksionin që shkon dëm. Në fundin e fraksionit, Hysaj fitoi penallti, por gaboi Manaj nga pika e bardhë.

 

 

Pjesa e dytë nisi “zjarr” me raste në të dyja krahët. Bajrami mori një top mjaft të mirë por goditja e tij tepër e lehtë, la për të dëshiruar. Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

Me këtë rezultat, ekipi i Sylvinhos është në vendin e dytë me 4 pikë. Serbia e Stojkovic ka luajtur vetëm një ndeshje dhe ka 1 pikë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×