Më keq nuk mund të fillonte rrugëtimi i Italisë në eleminatoret e Kupës së Botës 2026. Dy botërorët e fundit pa kombëtaren “azzurre” dhe një i tretë që rrezikohet sërish, rikthen makthet tek 4 herë Kampionët e Botës, që pësojnë një hubje të rëndë 3-0 në Oslo ndaj Norvegjisë Haaland dhe shokët e tij fitojnë me rezultatin 3-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund, duke siguruar me meritë një avantazh që mund të jetë vendimtar për të marrë kualifikimin e drejtpërdrejtë për Botërorin e ardhshëm në SHBA.Golat për vendasit u realizuan të tre që në fraksionin e pare me Sorloth, Nussan dhe sulmuesin e Manchester Cityt Erling Haaland që ndëshkuan “azzurret”.
Italia, që kishte shumë mungesa – duhet thënë – pëson një leksion të rëndë në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kupën e Botës: “azzurrët” nuk treguan asgjë dhe nuk lanë kurrë përshtypjen se mund të krijonin shqetësime për kundërshtarët.
Tani rruga drejt SHBA-ve bëhet e vështirë: vetëm vendi i parë në grup kualifikohet direkt për Botërorin. Duke marrë të mirëqenë që Norvegjia nuk do të humbasë pikë ndaj Izraelit, Estonisë dhe Moldavisë, Italia do të duhet të fitojë ndeshjen e kthimit në shtëpi dhe të shënojë më shumë se ta: në rast barazimi në pikë, është diferenca e golave kriteri i parë për të përcaktuar renditjen.
Edhe mediat italiane thumbojnë forte ekipin e Luciano Spalletit pas disfatës në Oslo: “Mjaft më” shkruan e përditshmja “La Gazzetta dello Sport”, “Të paktën kemi Sinner” shkruan Tuttosport duke u ngushëlluar pas humbjes së ekipit kombëtar Italian, me suksesin e tenistit Jannick Sinner në gjysmëfinalen e Roland Garros.

